U prish miqësia e tyre…/ Refuzoi ti bashkohej ‘Kosheres’, Bes kallaku thumbon Olsi Bylykun?

117

Para pak kohësh, në rrjete sociale u përfol fakti që aktori i humorit, Bes Kallaku, u refùzua nga miku i tij Olsi Bylyku për t’iu bashkuar në emisionin e ri “Kosherja”.

Të dy djemtë vazhduan rrugë të ndara në karrierë, ndërsa u tha se pas këtij refùzimi, mes Besit dhe Olsit kishte pasur një zénkë.

I ftuar sot në “Abc e Mëngjesit”, Besi sqaroi më në fund për publikun situatën duke treguar se në fakt s’ka pasur asnjë zénkë mes tyre.Çfarë ka ndodhur mes tyre?

Dy djemtë janë marrë vesh mirë me njëri-tjetrin dhe shoqëria vazhdon të ruhet.

Por, duke qenë në punë të ndara, ata duket se nuk takohen aq shpesh sa dikur.

“Secili ka zgjedhjet e veta në jetë dhe mund të marri atë që do. Të gjithë aktorët e ‘Kosheres’ në shtator janë në nivel të secilit prej aktorëve apo kolegëve të mi”, tha Besi duke sqaruar një herë e mirë zërat.

Nga ana tjetër, Olsi Bylyku moderon emisionin e tij “Roped with Olsi” në Youtube, ku ka të ftuar specialë çdo javë.

Përsa i përket muzikës, partnerja e tij Egli e ka sfiduar duke lançuar në treg këngën e saj të parë, “Adios”, për të cilën sigurisht Olsi është super krenar.