Tërbohet Tayna. I anulojnë koncertin në Shqipëri për arsyen që…

115

Me përmirësimin e situatës nga Covid-19, bota ka nisur pak nga pak t’i kthehet normalitetit. Tashmë këngëtarët kanë mundësi të mbajnë koncerte dhe të jenë pranë fansave të tyre.

Tayna, mbrëmë (e premte) do të performonte në një nga klubet e Tiranës por duket se koncerti i saj u anulua papritur për shkak se do bëhej në mbrëmje. Në një postim të ndarë në Instastory reperja ka ironizuar duke thënë se me virus infektohesh pas orës 10 të mbrëmjes dhe nga muzika.

“Anulohet koncerti sepse corona ngjitet prej orës 10 të mbrëmjes dhe prej muzikës. Studim i ri shkencor ky. Kërkoj falje të gjithë atyre që kanë rezervuar. Shihemi herën tjetër! Ju dua”, ka shkruar artistja.

Ky vendim i qeverisë ka ngjallur reagime të shumta në vendin tonë. Kjo pasi lokalet dhe restorantet ushtrojnë aktivitetin e tyre normalisht gjatë ditës kur mbahen edhe koncerte, por kjo nuk lejohet në mbrëmje pas orës 00:00.

Të vetmit të prekur nga ky vendim janë këto biznese që prej mëse një viti janë të kushtëzuar në aktivitetin e tyre, teksa shumë prej tyre kanë falimentuar.