Stresi e përmendi në këngën e re, Tayna reagon direkt dhe ka një mesazh për reperin

178

Stresi publikoi ditën e djeshme këngën “Unë foli i fundit”, si një përgjigje për gjithë reperët që i kanë bërë diss. Me këtë këngë, Stresi thotë fjalën e fundit për gjithë kolegët e tij dhe thumbat kundrejt tyre janë të shumta.

Por fansave të reperit ju ka rënë në sy fakti se ai përmend në këngë edhe Taynën, si një nga të parat repere femra në Shqipëri. Stresi e lavdëron Taynën si repere, madje shprehet se është shumë herë më e mirë se shumë kolegë të tij.

“Edhe hip hopin e keni dh* ma e forta Doruntina”, shprehet Stresi ndër të tjera në këngën e tij.

Fansat e Taynës e kanë pëlqyer shumë këtë pjesë dhe kanë filluar ta shpërndajnë me shpejtësi në rrjete sociale. Kështu, as reperes nuk i shpëtoi ky varg dhe e ka publikuar në faqen e saj në Instagram.

Ajo ka përmendur Stresin në postim dhe e ka shoqëruar me figurën e numrit 100 dhe një grushti, duke e falenderuar në këtë formë për fjalët dhe mbështetur për këngën e re.

Edhe më herët Stresi ka përkrahur publikisht Taynën për punën e saj. Ai është shprehur se tregu kishte shumë nevojë për një repere femër si ajo, që ndryshoi industrinë e muzikës.

“S’ka dy të tilla është vetëm 1 Tayna. Më pëlqen se i kishte munguar një dekade muzikës, një artiste si ajo ndryshoi shumë në industrinë tonë”, u shpreh Stresi kohë më parë gjatë një interviste virtuale me ndjekësit e tij.

Lexo edhe:   Mediat italiane ngatërrojnë Alketa Vejsiun me Tunën dhe Eni Koçin