Rama feston fitoren e Italisë, por i kthehen tifozët: Mos fol se je ters

121

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një foto nga festa e Italisë për fitoren me Belgjikën në Euro 2020 duke dhënë edhe një mesazh me nota politike.

“Kur ylli është skuadra” – shkroi Rama, por postimi është pasuar nga komente te shumta.

Binte në sy shpotia e një sërë tifozës që i kërkonin të parit të qeverisë të mos flasë për Italinë pasi sjell ters.

Në rrjetet sociale qarkullon prej kohësh një ide se Rama sjell ters të skuadrave që ndjek gjë që ka sjellë edhe shumë MEME.