Menaxheri më i famshëm në ishullin e VIP-ave në Greqi na qenka shqiptar

Bruno Karaj është sportisti nga Tirana, që sot menaxhon club-in shumë të famshëm në zonën VIP, “Bonbonniere” në ishullin grek, Mykonos.

Pasi ka dalë dy herë nënkampion boksi në Shqipëri dhe tri herë kampion kickboksi në Greqi, Bruno bën përshtypje për fotot e tij pranë të personave të famshëm ndërkombëtarë, me të cilët tashmë ka krijuar miqësi.

Numrin e telefonit të Brunos e kanë gjithë të famshmit, të cilët para se të shkojnë për pushime në ishullin grek, i telefonojnë menaxherit Bruno që t’u rezervojë tavolinat në zonën VIP të club-it.

Mes njerëzve të famshëm që frekuentojnë club-in në zonën VIP janë: Jesse Lingard, Pierre-Emerick Aubameyang, Anthony Martial, Ronaldinho Guacho, Oni Hysenbelliu, Xherdan Shaqiri, Dan Bilzerian, Divock Origi, Tony Bellew etj.

I pyetur nga “Panorama Plus” se ç’përshtypje i lënë të famshmit gjatë takimeve me ta, Bruno përgjigjet: “Njihemi prej shumë vitesh me të gjithë klientët e mi të famshëm.

Unë i bëj të ndihen mirë, u organizoj gjithçka rreth argëtimit, që te rezervimi i tavolinave e deri te show i mbrëmjes. Nga mënyra si e bëj organizimin, ata ndihen aq shumë komodë sa më thonë se këtë shërbim që na bën ti, nuk e gjejmë në asnjë vend tjetër”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...