HOT I RI, E MOSHUARA 20 MINUTA NË KËMBË PËR NJË BIDON UJË

Kur prej disa orësh u punua intensivisht për furnizimin me ujë të pijshëm banorëve të Shkodrës, në disa njësi administrative furnizimi me ujë është veç një ëndërr.

Në fshatin Hot i Ri në njësinë administrative Rrethina banorët përballen me mungesë të furnizimit me ujë prej më shumë se 20 vitesh.

Sose Vuksanaj është e moshuara 65 vjeçare e cila detyrohet çdo ditë të ecë në këmbë më shumë se 20 minuta që të furnizohet me ujë në dyqanin më të afërt.

Vitet e fundit ajo ka bërë dy ndërhyrje kirurgjikale dhe sigurimi i ujit në këto ditë të nxehta është sakrificë për të.

E moshuara tregon se nevojat për furnizmin me ujë janë të mëdha, por pavarëisht apelit të bërë ndaj institucioneve sërish nuk është bërë e mundur zgjidhja e këtij problemi jetik.

Furnizimi me ujë të pijshëm është një nga problemet më të mëdha që kanë dhjetëra banorë në njësinë Rrethina por jo vetëm.

Prej 20 vitesh ata i janë lutur institucioneve të ndërhyjnë, por përveç shtrimit të rrjetit nga ujësjellësi pothuaj 10 vite më parë, asnjë ndryshim tjetër nuk është bërë në zonë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...