Aksident i rende ne aksin Shkoder-Lezhe

126

LEZHË– Katër makina, të cilat janë bërë copash janë përplasur kokë më kokë me njera-tjetrën, duke lënë pas disa të plagosur, mes tyre edhe fëmijë. Mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin Lezhë- Shkodër,ne afersi te fshatit Mabe.

Fotot e mëposhtme tregojnë dëmet e shumta që kanë marrë mjetet e përplasura, njëra prej të cilave ka dalë totalisht jashtë rruge dhe ka përfudnuar në kanal.

Ndërsa një tjetër makinë është totalisht e shkatërruar. Të plagosurit janë dërguar në spitalet e Lezhës dhe Shkodrës dhe ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.