Sali Berisha nuk e duron dot faktin se është shpallur non-grata, ja vendimi drastik që ka marrë

502

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha javë më parë ai dhe familja e tij u shpallën non-grata nga SHBA me anë të një vendimi zyrtar të DASH. Sekretari i shtetit Antony Blinken u shpreh se Berisha është një ndër personat më të korruptuar shqiptarë i cili duhet të paguajë për fajet e tij.

- PUBLICITET -

Mesa duket Berisha nuk e ka duruar dot këtë fakt duke iu drejtuar shoqatës ‘Vatra’ e duke iu kthyer keq SHBA-ve.

“Një masë e tillë e aplikuar ndaj familjes time dhe ndaj meje personalisht, më ka lënduar shumë. Kjo përveç tjerash edhe se ndjehesha dhe ndjehem luftëtari më i paepur kundër komunizmit në Shqipëri. Po ashtu jam ndjerë dhe ndihem edhe sot si promotori i hapjes së Shqipërisë ndaj Perëndimit.

 

“Njerëzit tuaj, sot janë thjesht të shokuar, të huajtur në vendin e tyre, të pashpresë dhe të paqartë me qëndrimet toleruese që mbahen nga ata që më kanë shpallur mua “non grata”.

 

Ju siguroj se shpallja ime person “non grata”, nuk e zbeh besimin tim të patundur te miqësia që kam me Amerikën. Ndërkohë ju siguroj që asnjë nga hamendjet që janë dhënë në atë arsyetim të thatë dhe atë vendim absurd, nuk qëndrojnë. Unë i sfidoj trilluesit e një vendimi të tillë me mbrojtjen ligjore dhe dinjitetin tim dhe të familjes time”, tha ai.

Lexo edhe:   Zbulohet vila 150 mijë euro e ministrit ‘ushtarak’ të Ramës në Gjirin e Lalzit