Prindër për herë të dytë? Besi dhe Xhensila këtu kanë ide të ndryshme

Pas një suksesi në muzikë, ka një tjetër projekt gati dhe pas tij, edhe një tjetër si sipërmarrëse.

Xhensila Myrtezaj, vetëm pak ditë më parë ka hedhur në tregun muzikor bashkëpunimin me Lubi B “Prit pak”, i cili menjëherë është kthyer në hit, por njëkohësisht këngëtarja ka nisur edhe një sipërmarrje të re me prezantimin e një linje delikate të kujdesit për lëkurën, “Sila”. Por nuk e ka lënë këtu…

 

Sërish si sipërmarrëse, Xhensila ka në plan që së shpejti, të hapë edhe një klinikë estetike, kanceptuar dhe ideuar mbi nevojat që kanë të gjitha gratë dhe vajzat në ditët tona.

 

E ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, Xhensila ndau me publikun të gjitha këto risi që ka ndërmarrë së fundi, por foli gjithashtu edhe për familjen e saj të ngushtë, të cilën, pa dyshim që në të ardhmen do të donte ta zgjeronte.

 

Ajka, edhe për pak ditë feston 3-vjetorin e lindjes dhe Xhensila me Besin kanë dëshirë që t’i dhurojnë një motër apo një vëlla: “Që do shtohet, sigurisht, por ende nuk kemi ndonjë plan. Kurdo që të vijë, është i mirëpritur…”,- iu përgjigj këngëtarja pyetjes së Rudina Magjistarit.

Ama në lidhje me gjininë e fëmijës së dytë, ajo dhe Besi janë të ndarë. Aktori, në këtë drejtim është tipik shqiptar, ai do një djalë shok për vete, ndërsa Xhensila do të kishte më shumë qejf një motër për Ajkën: “Besi këtu është tipik shqiptar, ai do djalë, ndërsa unë dua që Ajka të ketë një motër, sepse kam parasysh edhe lidhjen që kam unë me motrën…”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...