“Luhej para e madhe, bosat donin vajza të bukura”, modelja shqiptare rrëfen prapaskenat e garës për Miss: Ishte e padrejtë

Modelja Denisa Kulemani, e cila së fundmi u shpall fituese e çmimit “Miss Beauty”, në “Miss Eurasia 2021”, ka folur rreth garës së padrejtë dhe intrigat pas skene atje.

 

Ajo u shpreh se gara ishte tepër e vështirë dhe e padrejtë, pasi një pjesë e vajzave konkurrente kishin bërë ndërhyrje plastike. Veç të tjerash bukuroshja shqiptare tregoi edhe një moment të sikletshëm dhe tendencioz në prapaskenë.

 

“Më pyetën si me lezet nëse doja të fitoja apo jo. Për çfarë arsye mund të bëhet kjo pyetje ditën e fundit? Di që luheshin lojërat të mëdha ndryshe nga organizimet e Missi-t që bëhen këtu në vendin tonë”, tregoi Denisa Kulemani në Top Channel.

 

Modelja shtoi më tej se ofertat bëheshin nga bosat që janë në kërkim të vajzave të bukura.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...