Jeni në siklet sesi t’i thërrisni vjehrrës, mami apo me emër? Zgjidhjen ua jep moderatorja e njohur e ‘Top Channel’

402

T’i thërrasësh vjehrrës “mami” apo në emër? Është kjo pyetje që mundon shpeshherë nuset në marrëdhënie me vjehrrat e tyre.

 

E pikërisht për vjehrrat u diskutua dje në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon e të ftuarat. Teksa secila po jepte mendimin e saj sesi duhen thirrur vjehrrat, moderatorja zbuloi sesi i thërret ajo vetë.

 

Bieta nuk i thërret vjehrrës “mami”, por “nona”, meqë kështu i thërrasin edhe fëmijët. Ndonjëherë, tha ajo, i thërret edhe në emër.

 

“Zakonisht i thërras siç i thonë fëmijët ‘nona’. Meqë nona është në të gjitha kuptimet”, tha Bieta. Ndërsa Greis Petroviç tregoi se ajo dhe vjehrra i thërrasin njëra-tjetrës në emër.