Historia prekëse që fshihet pas Edisionit të Durrësit, që e shihni kudo në rrjetet sociale

Me një histori tepër të trishtë Edisioni, ose Mbreti siç ai e quan veten në videot e shumta që njerëzit hedhin në Tik Tok, i përloti të gjithë shqiptarët, ndërsa gazetarja Ilda Cërriku tregoi me tepër për gjendjen në të cilën e gjeti fillimisht Edisionin:

 

“Kemi parë gjendjen e familjes dhe aty kam parë diçka shumë të madhe, njerëzore, sepse Edisoni është njeri shumë i qeshur, shumë i dashur. Ai fal buzëqeshje dhe dashuri, edhe pse është në ato kushte. Por asnjë nuk e dinte jetën e Edisionit.

 

Ai vinte nga një befotrof i lënë nga e ëma, jeton me njerkun në kushte shumë skandaloze, me qira, me një vaskë në mes të dimrit që lahen në oborr, me një vëlla invalid 100%. Kjo gjë mua më prek jashtë mase dhe kërkova që të ngrija zërin. Duke ngritur zërin, duke shfrytëzuar mediat sociale, më është përgjigjur gjithë diaspora”, tregon Ilda.

 

Edisioni i ftuar në studio tregoi edhe vetë më tepër për gjendjen e vështirë dhe ndihmën që ka marrë nga gazetarja Ilda Cërriku, e cila jeton prej shumë vitesh në Itali, por gjithmonë ka qëndruar aktive ndaj problematikave të ndryshme në Shqipëri:

 

“Ida më ka ndihmuar shumë mua, unë kam një vëlla të paralizuar. Unë kujdesem për vëllain, se vëllai im nuk ecën fare. Ilda më pa në rrugë dhe më ndihmoi me rroba, ushqime, këpucë”, tregon Edisioni.

 

Ilda tregoi për vështirësitë që ka pasur për t’i ndryshuar jetën Edisionit, një rrugëtim aspak i lehtë, por që ka arritur me sukses t’i rezervojë shkollimin, strehim dhe ushqim:

 

“Nuk ka qenë diçka e lehtë, sepse të marrësh dikë nga rruga dhe ta bësh direkt me kollare dhe xhaketë është shumë e vështirë. Gjithçka ka qenë e dhimbshme, por unë besoja tek inteligjenca e këtij djali. Të gjithë thonë që është me të meta mendore, por nuk është e vërtetë. Ka një botë dhe një shpirt shumë të madh.

 

Ai nuk ka pasur asnjëherë shkollim, askush nuk i ka dhënë asgjë. Lumturia e Edisionit është kjo, të ngrihet në mëngjes i zbathur, i pangrënë të dali direkt tek kanoçet. Në qoftë se ai mbledh kanoçe dhe shkon i shet, për atë quhet lumturi.

 

Ai nuk e dinte se çfarë ishte buzëqeshja. Më ka thënë që mami im nuk më ka përqafuar kurrë, përqafimi im i parë ke qenë ti. Dhe unë ndjehem shumë e lumtur që ai po merr përqafime, që po e përqafojnë sepse nuk dinte, nuk e kishte idenë”.

 

Ndërsa Edisioni shprehu edhe dëshirat e tij në studio për një shtëpi dhe një karrocë për vëllain e paralizuar. “Unë dua një shtëpi afër detit dhe një karrocë për vëllain sepse nuk ecën fare” tha ai në emisionin “Rreze Dielli”. / Shqiptarja.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...