Elseid Hysaj ben te PAPRITUREN ndryshon skuadër

319

Futbollisti Elseid Hysaj do të jetë lojtar i ri i Lazio. Palët kanë arritur akordin parimor dhe tashmë pritet vetëm firma në kontratë.

 

Përveçse një hap i rëndësishëm në karrierë, nga ky transferim 27-vjeçari do të bëhet edhe “i pasur”.

 

Pas largimit me parametër zero nga Napoli, mbrojtësi shqiptar pritet të firmosë kontratë 4-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për vitin e pestë.

 

Sipas marrëveshjes, Hysaj do të përfitojë 2,5 milionë euro rrogë në sezon, të cilave u shtohen edhe bonuset për paraqitjet individuale dhe rezultatet e skuadrës.

 

Me llogari të thjeshta, vetëm nga kontrata bazë për katër sezone, ylli i Kombëtares shqiptare do të përfitojë 10 milionë euro rrogë.