Aeroporti ‘Nënë Tereza’ jep njoftimin e rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që …

332

Të gjithë pasagjerët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, e kanë të detyrueshme të plotësojnë formularin “PLF” 24 orë përpara se të nisen nga aeroporti “Nënë Tereza”.

Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot, paralajnëron ‘TIA’.

Familjet gjithashtu mund të pranohen me vetëm një e-mail të përbashkët konfirmimi PLF dhe gjithashtu mund të pranohen me kodin e tyre unik që do të marrin.

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë drejt Greqisë, aktualisht drejt Athinës dhe Kretës, ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit. Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot.

Ju lutem gjeni formularin në këtë link:

https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/

Pasagjerët do të marrin një kod QR i cili do të përdoret nga Mbrojtja Civile Greke për identifikimin e testit Random Covid-19 pas mbërritjes. Familjet gjithashtu mund të pranohen me vetëm një e-mail të përbashkët konfirmimi PLF dhe gjithashtu mund të pranohen me kodin e tyre unik PFL/QR.