Varianti Delta në Shqipëri? Manastirliu: Në laboratorë

Në Shqipëri nuk ka hyrë ende varianti Delta i koronavirusit. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në seancën e sotme të Kuvendit.

 

Megjithatë sipas Manastiliut nuk duhet ulur vigjilenca, ndërsa ka shtuar se institucionet shëndetësore vijojnë të jenë në alert për këtë variant të ri që rezulton të jetë më i ashpër se varianti normal i koronavirusit.

 

“Është e vërtetë që situata në vendin tonë ka tregues pozitiv prej 15 javësh, me një rënie të qëndrueshme të të gjithë indikatorëve.

 

Por ka një alert, që është alerti për shkak të variantit të ri Delta, që është identifikuar në vendet e Rajonit. Nga OBSH vlerësohet si variant i ri që ka ngjallur shqetësim.

 

Ndaj kërkohet një kujdes maksimal. Ne do të ndjekim rekomandimet e ekspertëve. Nga sot zgjatet ora policore deri ne orën 00:00.” tha ministrja Manastirliu mes të tjerash.

Kujtojmë se nga sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-covid, ku qytetarët do të kenë mundësi që të lëvizin një orë më shumë, ndërsa mbyllja do të bëhet nga ora 00:00 – 06:00.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...