“S’ma bën goja t’i them vjehrrës mami”, gazetarja e njohur shqiptare: S’janë vjehrrat kaq mjaltë

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diksutua për marrëdhënien e shumë përfolur mes nuseve dhe vjehrrave, nisur nga një kritikë që këngëtarja e njohur Shakira i kishte adresuar nënës së bashkëshortit të saj pak ditë më parë.

Pjesë e diskutimit në studio ishte edhe moderatorja Sibora Bitri, e cila edhe pse nuk është e martuar, e ka të qartë sesi do t’i drejtohet vjehrrës së saj të ardhshme.

“Për momentin nuk kam vjehrrë, por nuk e di sesi më duket për t’ju drejtuar një zonje me të cilën ti mund të kesh shumë pak kohë që je njohur me termin “mama”.

Për mua mama është mamaja ime dhe s’ka tjetër. Me vjehrrën s’jam dakord t’i thërrasësh në emër dhe as ‘vjehrra’, por me kalimin e kohës ti krijon një raport më të afërt me të e fillon krijon nofka në idenë e një raporti më familjar”, u shpreh ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...