Policia heq çadrat nga nga Velipoja në Ksamil, ja për çfarë arsye po mbyllen bizneset

237

Në Velipojë u verifikuan 27 subjekte, 2 prej të cilëve kishin zënë më shumë hapësirë publike se sa parashikohej nga leja përkatëse në e-Albania.

 

Në këto 2 subjekte u sekuestruan 40 shezlongë dhe rreth 20 çadra.

 

 

Shqetësimi më i madh i biznesit është dhënia e hapësires së plazhit jo aty ku kanë aplikuar përpara hoteleve të tyre, por në zona të tjera.

 

Edhe në Shëngjin, aksioni nisi nga zona e Ranës se Hedhur në drejtim të Kunes, por nuk u gjet asnjë biznes që operonte pa leje. Dy biznese, të cilat nuk kishin marrë konfirmim i kishin larguar shezlongët vetë, një ditë më parë dhe kanë liruar hapësirën e zaptuar pa leje.

 

Në plazhin e Durrësit, deri në mesditë, në 30 subjekte të kontrolluara u konstatuan 7 parcela pa leje, ku u hoqën rreth 290 shezlongë dhe 141 çadra. Një pjesë e subjekteve të prekura nga ky operacion kanë deklaruar se kanë aplikuar pranë e-Albania prej 2 muajsh, por ende nuk kanë marrë një përgjigje prej tyre.

 

 

Deri tani në territorin e bashkisë Durrës kanë marrë miratimin paraprak në e-Albania afro 160 subjekte për shfrytëzimin e plazheve nga Gjiri i Lalëzit deri te Përroi i Agait, në kufi me Golemin.

 

Kontrolle po zhvillohen nga Zvërneci deri në Ksamil deri në mesditë në 37 subjekte janë gjetur 5 parcela pa leje ku janë hequr rreth 95 shezlongë dhe rreth 20 çadra.

 

Nga kontrollet në Fier rezultuan sipas policisë 3 subjekte në Darzezë dhe Seman pa leje ku janë hequr 157 shezlongë dhe rreth 76 çadra.