“Kam njohje me fëmijët e tu, më jep para”, 60-vjeçari nga Shkodra shkon në Fier dhe mashtron 3 persona

328

Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fieri pasi akuzohet për mashtrim.

 

I arrestuari është S. L., 60 vjeç, banues në Shkodër. 60-vjeçari iu ka marrë shuma të ndryshme parash, shtetasve M. B., 75 vjeçe, banuese në Fier, H. B., 73 vjeç,

 

banues në Fier dhe P. M., 77 vjeçe, banuese në Fier, duke i mashtruar me pretendimin se kishte njohje me fëmijët e tyre.