Gazetarja shqiptare habit me deklaratën : I bëj bashkë burrin edhe ish-bashkëshortin në një tavolinë

108

Gazetarja shqiptare, Silva Heijneman i ka habitur të gjithë dje me deklaratën që ka bërë për raportin që ka me ish-bashkëshortin.

 

E ftuar në “Ftesë në 5”, Silva tregoi arsyen pse i bëri bashkë ish-partnerin dhe partnerin aktual që ka tani me rastin e ditëlindjes së saj.

 

 

Gjatë bashkëbisedimit të realizuar me një lidhje “Skype”, Silva tha se për mentalitetin shqiptar kjo nuk është një situatë normale, por ish-bashkëshortin e do shumë, e ka mik të mirë dhe me të ndan dy fëmijë të mrekullueshëm.

 

“Dashuria është shumë e gjerë dhe nuk ka të bëjë që ti thjesht je në një lidhje dhe dashuria përkon vetëm me këtë fakt. Ti mund të kesh mbyllur një martesë dhe ti mund ta duash prapë ishin tënd, sepse dashuria mbetet përgjithmonë. Xhorxhin unë e dua si një mik, si një shok e një udhe të gjatë të jetës time.

 

Unë kam qenë 17 vjeç kur e kam njohur. Ka qenë dashuria e parë që më ka dhuruar një familje të mrekullueshme, dy fëmijë të jashtëzakonshëm, Bizneset i kemi bashkë dhe i përgjigjemi njëri-tjetrit në çdo gjë dhe ai ka qenë vërtetë shumë prezent”,- tregoi ajo.

 

 

Ndërsa e pyetur se si i ka bërë bashkë të dy djemtë, Silva tha:
“Njerëzit civilë nuk përjashtojnë nga jeta e tyre gjërat e rëndësishme të jetës. Ti nuk mund të kancelosh atë që të ka ndodhur. Nuk mund t’i them që ti nuk je i ftuar. Patjetër që do të jetë i ftuar. Kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme, respekt për njëri-tjetrin”,- tha ajo.