U shua në aksident familjarisht, ZBULOHET ditari i Anastasias së vogël, gëzonte se do takonte gjyshërit: Jam e lumtur…

119

Kushërira e Anastasia Gushit, 14-vjeçares që humbi jetën në aksidentin tragjik që mori të gjithë familjen Gushi, ka zbuluar një pjesë të ditarit që mbante e vogla dhe që në momentin që ka ndodhur tragjedia e ka pasur në çantë.

 

E pranishme në protestën e zhvilluar sot në Fier, ku u kërkuar drejtësi për familjen Gushi, kushërira lexoi rreshtat ku Anastasia tregonte se sa e lumtur ishte që do të vinte në Shqipëri pasi do të takonte gjyshërit e familjarët e saj, por nuk arriti ta bënte dot.

 

“Sapo filloi behari, dhe për një muaj do të shkojmë në Shqipëri. Jam shumë e lumtur që do të takoj nënën, gjyshin, tezen. Dua kur të vete në Shqipëri, të dalë dhe të blej shumë gjera. Dua të vete në shumë vende që nuk kam vajtur dhe të blejë shumë gjëra. Po nuk vajtën se di. Babi do na blejë shumë gjëra, tabletë të dyjave.

 

Bëj shaka. Dua shumë të vete, por dua dhe të marr tabletin, se s’bëj mësimet. Sot vajtëm nga parku dhe lozëm. U kënaqëm. Por jam e mërzitur dhe nuk e di pse. Tani po rrimë dhe babi do iki në punë. Junakuk, kanë mbetur edhe 15 ditë për të vajtur në Shqipëri, jam shumë e lumtur të vemi në Shqipëri. Atje do kënaqemi. Do jem e lumtur.

 

Jam e lumtur. Ti ke thënë që të jem e lumtur dhe do jem shumë e lumtur. ‘Junakuk’ dua të them se e nxora mesataren këtë vit 16, por vitin tjetër të premtoj se do ta nxjerr më shumë.

 

Të jap llafin… është ora 23:06 minuta mami iku në spital, babit i kishte rënë të fikët. Junakuk erdhi babi, bëri një gjilpër, por i dhemb mesit, pas 3 ditësh do shkojmë në Shqipëri, jam shumë e lumtur që babi është mirë,”- lexon kushëriraa nga ditari i të voglës.