“Turp, lyejnë flokët e dalin me Lambo!” Kryeredaktori zviceran që kritikoi Xhakën e Shaqirin përfundon platin: Ua kisha borxh, e humba bastin

Kryeredaktori Andreas Boni është shfaqur me flokë platin, kur vetëm pak javë më parë bëri një artikull të gjatë për futbollistët shqiptarë, më konkretisht për Granit Xhakën që bëri një ndryshim në paraqitjen e tij para fillimit të kampionatit europian.

 

Një natë pasi Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, pjesë e kipit të Zvicrës, dërguan në shtëpi Francën, Boni ka vendosur që t’i bëjë edhe vetë flokët si futbollisti shqiptar, duke tërhequr në këtë mënyrë kritikat e forta. Me një postim në Twitter ai ka treguar procesin e lyerjes së flokëve, duke shkruar se ia kishte këtë borxh nderi shqiptarit.

 

“Borxhet e basteve janë borxhe nderi. Unë kam kritikuar ashpër Granit Xhakën dhe kam premtuar të lyej flokët kur të arrijnë në çerekfinale,”- shkruan Boni.

 

Vetëm më 15 qershor, futbollistët shqiptarë që luajnë me ekipin e Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, morën kritika të forta gazeta zviceriane ‘Blick”. Në një shkrim të bërë nga Andrea Boni, futbollistët shqiptarë u përmendën për daljet e tyre me mjete të shtrenjta, për lyerjen e flokëve dhe për paraqitjet e tyre, por për asgjë tjetër në lidhje me performancën në fushë. Boni kritikonte Xhakën dhe Shaqirin për reklamimin e luksin, por tani po ua paguan ‘borxhin’.

 

Zvicra në çerekfinale të “EURO 2020” do të përballet me Spanjën, kurse Granit Xhaka nuk do të luajë për shkak të kartonëve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...