Nisma e kamarierëve në Shkodër, Rehyl Toska i dorëzon 60 zarfe me para nënës së Musaen Zenelit

344

Kamarieri Rehyl Toska i cili ndërmori nismën për të mbledhur të gjithë bakshishet e kolegëve të tij,

i ka dorëzuar nënës së Musaen Zeneli plot 60 zarfe me paratë e mbledhura. Paratë i janë dorëzuar nënës së Zenelit, pavarësisht se kjo është thjesht një shumë simbolike.

“Isha shumë i prekur nga gjendja e nënës së Musaenit. Unë bëra ça na ka takuar ne, me aq kontribut sa kemi dhënë, dua të falenderoj kolegët, ish-kolegët, bizneset, qytetarë, të gjithë shqiptarët që më kanë kërkuar llogarinë e familjes.

Ne nuk mund të kthejmë gjë mbrapa, por sa do me ja ngroh një fije familjes, me atë që janë duke përjetuar,”- tha Toska ndër të tjera.

Musaen Zeneli ishte viktima më e pafajshme e ngjarjes së rëndë të Velipojës që la pas katër të vdekur.

Ai punonte si kamarier në hotelin e familjes Gocaj ku dhe ndodhi ngjarje e rëndë, mesnatën e 27 qershorit.