Nga 1 korriku fillon rritja e çmimeve të produkteve të bulmetit për këto arsye

Përpunuesit e qumështit paralajmërojnë nga 1 korriku rritjen e çmimeve për disa nga produktet e freskëta të bulmetit.

 

Arsyet e rritjes janë ndryshimi i çmimit të plastikës nga vendet furnizuese dhe shtrenjtimi i çmimit të energjisë nga rinovimi i kontratave në tregun e lirë.

 

Për shkak të rritjes së kostos nga këto faktorë, përfaqësuesi i kompanisë “Erzeni”, Sajmir Begaj tha për Monitor se tashmë kompania ka vendosur rritjen e çmimeve të produkteve të freskëta të bulmetit si qumësht, kos dhe djathë lope me 10% që nisin nga 1 korriku.

 

Aktualisht me një rritje së produkteve të ambalazhimit nga Greqia dhe Italia po përballet edhe kompania tjetër e përpunimit të qumështit “Gjirofarm”. Administratori i kompanisë Nikolla Gjoni tha për Monitor se shtrenjtimi i lëndës së parë prodhuese të plastikës.

 

Nga 1 korriku fillon rritja e çmimeve të produkteve të bulmetit, arsyet pse kanë ardhur për shkak të fluksit të kërkesës pas hapjes së tregjeve. Z. Gjoni pohoi se kompania nuk do të ndryshojë çmimet e produkteve dhe kostot shtesë do të mbulohen prej saj.

 

Më herët përpunuesit e qumështit ngritën edhe shqetësimin e shtimit të kostove nga ndryshimet fiskale të TVSH-së që nisën zbatimin në 2019. Me skemën e vjetër, vlera e kompensimit ishte 20%, ndërsa nga 1 janari 2019 është 6%, për rrjedhojë pagesa e TVSH-së nga blerësit është së paku trefish më e lartë (kompensimi është TVSH-ja e zbritshme për grumbulluesin e qumështit dhe deklarohet në periudhën tatimore kur është lëshuar fatura e blerjes të qumështit nga fermeri).

 

Për këtë arsye, operatorët kryesorë të përpunimit të qumështit i kanë kërkuar Ministrisë së Financave ndryshimin e skemës. Në një letër dërguar disa muaj më parë, kompanitë e përpunimit të qumështit dhe dhomat e tregtisë propozuan që TVSH-ja, si për blerje edhe për shitje, të jetë e njëjtë në nivelet 6 ose 9%. Propozimi i tyre pritet të shqyrtohet me hartimin e buxhetit të ri në muajin tetor.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...