Gazetarja shqiptare feston ditëlindjen me burrin dhe ish-burrin: Dashuria për ish-in s’mbaron

426

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar sipërmarrësja dhe gazetarja Silva Baltadori. Silva festoi ditëlindjen dhe ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte prezenca e ish-bashkëshortit dhe burrit aktual hollandez në një tavolinë.

 

E pyetur nga Bieta, Silva pranoi se kjo nuk është një situatë shumë familjare për mentalitetin shqiptar, por mjafton që e bën të lumtur.

 

“Dashuria është shumë e gjerë dhe nuk ka të bëjë që ti thjesht je në një lidhje dhe dashuria përkon vetëm me këtë fakt.

 

Ti mund të kesh mbyllur një martesë dhe ti mund ta duash prapë ishin tënd, sepse dashuria mbetet përgjithmonë. Xhorxhin unë e dua si një mik, që më ka qendruar gjithnjë pranë dhe nuk kisha si të mos e ftoja”, tregoi ajo.