AKSIONI NË VELIPOJË, ZV DREJTORI I POLICISË: NUK KA PASUR ANKESA

Zëvendës drejtori i Rendit dhe i Sigurisë Publike në Shkodër , Dashamir Spaho ka folur në lidhje me aksionin e policisë për lirimin e zpatimit të hapësirave pa leje në plazhe.

Në një deklaratë për mediet, Spaho thotë se po kryhet fillimisht një kontroll mbi ligjshmërinë e plazheve stacionare të vendosura në Velipojë.

Spaho tha se ka pasur vetëm dy raste ku bizneset kishin zënë hapësirë më shumë se sa i është dhënë nga aplikimi, por është zgjidhur pa konflikt.

Po ashtu Spaho nënvizoi se problematikë mbetet mosdhënia e territorit ku ata dëshirojnë, por dëshirat e subjekteve mund të jenë të ndërthurura dhe e vendos agjencia e turizmit.

Zv/drejtori thotë se ky aksion do të vijojë deri në fund të sezonit turistik ku do të ketë herë pas here kontrolle përgjatë vijës bregdetare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...