Ndodh në plazhet shqiptare/ Pushuesit i ngrejnë nga çadrat në mes të ditës, plazhi do ti jepet një biznesmeni tjetër (Video)

188

Policia ka zbarkuar në një hotel dhe plazh në zonën e Ksamilit, ku ka larguar pushuesit, pasi sipas saj plazhi ishte zaptuar me pa të drejtë nga pronari i ‘Kështjellës’.

 

Ku i fundit në një reagim për mediat lokale shprehet se vendimi i policisë për të ndërhyrë ka qenë i padrejtë, sa kohë që në çadra dhe në shezllone kishte pushues.

 

Ndërkohë që plazhi mësohet se i është dhënë një biznesmeni tjetër, çka duket se është një fenomen tejet i përhapur këtë sezon turistik në të gjithë vijën bregdetare.

 

“Heqin shezllonet dhe ombrellat nga plazhi “Castle” në mesditen e sotme duke çuar dhe larguar pushuesit nga plazhi.

 

“Pushtusi” e gjeti të shtruar… është një një qiramarës që nuk plotësonte asnjë kriter për tu paisur me stacion plazhi, besomni ju lutem.

 

Plazhi eshtë i investuar duke krijuar standarte për pushuesit… i mirëmbajtur 12 muaj viti, janë paguar taksat rregullisht shtetit dhe janë punësuar dhe siguruar nga biznesi mbi 15 familje në sezon.

 

Ju lutem bëni komentin ashtu sikurse e mendoni dhe gjykoni ju”, shkruan Albert Sulaj për mediat lokale.