Kuvendi i ri në shtator/ A do të jetë pjesë Partia Demokratike? Ja si përgjigjet Lulzim Basha

167

Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte i pranishëm në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane.

 

Ai ka mbajtur gjithashtu dhe një fjalim në sesionin e mbyllur të kësaj asambleje.

 

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kreu i opozitës Basha, pati një intervistë të shkurtër për median shqiptare në kryeqytetin europian.

 

Basha ka lënë të kuptojë se opozita dhe PD do të jenë pjesë në parlament, pasi ka folur për një betejë që do të zhvillohet brenda dhe jashtë tij.

 

”Dhe në funksion të kësaj ne do të bëjmë gjithçka brenda dhe jashtë parlamentit, brenda dhe jashtë vendit në mënyrë që Shqipërisë një orë e më parë t’i kthehen kushtet dhe mundësitë për një demokraci funksionale nga e cila varet pastaj gjithçka: rendi dhe siguria, zhvillimi ekonomik, punësimi dhe dhënia fund e hemoragjisë së emigracionit së të rinjëve”, ka thënë Basha.