Armando pèrplasèt ashpër me opinionistin: Ta tregoj burrin si të duash! Ma keni nxirë jetën

198

Armando është përplasur ashpër me opinionistin Arjan Konomi, i cili po komentonte debatin dhe përplasjen fizike me Oltin.

 

Konomi i ka sugjeruar që t’i japë fund kërcënimeve të tipit “mbylle gojën se do të të nxjerrë këtë”.

 

Ndërsa Armando iu kundërvu duke i thënë se duhet t’i vijë turp dhe më pas tha se ka vendosur që të largohet nga programi duke thënë se ja kanë nxirë jetën. Edhe në këtë moment nuk mungoi përplasja me opinionistin.

 

Arjan Konomi: Nuk ka gjë më të ulët se të bësh shantazh njerëzve.

 

Armando: Do burrë? Ta tregoj burrin si të duash. Kthehu përpara.

 

Arjan Konomi: Mos përdor shantazhe se ka shumë prej atyre që thonë mbylle gojën, e provove ta bëje dhe me mua, aq i pafytyrë je. Faktet përdor si armë, jo kërcënimet. Kujt i thua mbylle gojën se do tregoj fakte.

 

Armando: Turp të të vijë.

 

Arjan Konomi: Nxirr faktet. Mos i thuaj “mbyll gojën” njërit e tjetrit. Apo nuk e kupton dot dallimin e kësaj.

 

Armando: Ju kërkoj të gjithëve ndjesë, do të largohem nga programi. Do më mungoni dhe pse ma keni nxirë jetën më së shumti.

 

Arjan Konomi: E pranojmë ndjesën tënde.

 

Armando: Ty veçanërisht nuk të kërkova ndjesë.

Lexo edhe:   Melisa dhe Andi në pritje të një fëmije? Ja detaji që ngjalli dyshime (foto)