“Të ristrukturohet Policia e Shtetit”/ Rama thërret me urgjencë Bledi Çuçin, çfarë pritet të ndodhë?

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme ishte në Vlorë, ku ka dhënë një prononcim për median pas takimit me Asamblenë e Partisë Socialiste.

 

Rama gjatë fjalës së tij është shprehur se ka thirrur në takim ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçin, ku temë e bisedës do të jetë ristrukturimi i Policisë së Shtetit.

 

Në këtë mbledhje ishin edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

 

“Ju kërkoj ndjesë, por duhet të largohem sepse kam thirrur ministrin e Brendshëm. Për mos humbur kohë për të lancuar sa më shpejt një pakt të ri të ristrukturimit të Policisë së Shtetit, që ka kohë që është përgatitur, por që duhet të përshpejtohet dhe mos presim fundin e verës”, tha Rama ndër të tjera.

 

Kujtojmë që kjo kërkesa e kryeministrit Edi Rama vjen pas ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur ditët e fundit në vend.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...