Sara ben ate qe nuk duhet, i lutet Ledrit qe te mos e urrej

112

Ditën e djeshme Ledri Vula, Kida dhe Butrint Imeri konfirmuan se do të sjellin një bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Ata të tre publikuan një foto ku shihen në një fushë golfi, teksa shfaqen të kuruar në detaje. Këngëtarët kanë zbuluar edhe detajet nga bashkëpunimi, si titulli i këngës dhe data e publikimit.

Kënga e tyre mban titullin “Dale”, do të lançohet në 3 korrik në mesnatë dhe me siguri do të jetë një nga hitet kryesore të kësaj vere.

Ndërkohë sot kanë zbuluar se po vazhdojnë të merren me xhirimet e këngës dhe kanë publikuar foto e video duke udhëtuar me njëri-tjetrin. Kështu për pak ditë Ledri do të jetë larg Sarës dhe Poemës, por ai komunikon vazhdimisht me to në rrjete sociale. Sara ka publikuar një pjesë nga ky moment dhe i ka bërë në fakt të gjithë për të qeshur me postimin e saj.

Ajo ka postuar në Instagram një foto të Ledrit, që shihet me një paruke të verdhë në kokë dhe Sara e ka krahasuar me shaka me Maluma-n.

“Maluma baby më telefonoi mbrëmjen e shkuar për të më kontrolluar dhe unë i premtova që nuk do i bëja screenshot. Ledri Vula të lutem mos më urre”, shkruan Sara përkrah postimit.

Siç duket ajo e ka publikuar foton pa lejen e Ledirt dhe me siguri ky veprim i saj atij nuk do i pëlqejë aspak!