Nga 1-10, Salsano Rrapi vlerëson me këtë notë Fjoralba Ponarin si prezantuese e Portokallisë

96

Salsano Rrapi ishte sot i ftuar në rubrikën “N’fermë” me Mariana Kondin në emisionin “E diell”. Një nga pyetjet e aktores për të ishte në lidhje me Fjoralba Ponarin, me të cilën ai ka bashkëmoderuar këtë sezon spektaklin e humorit “Portokalli”.

 

Ajo e ka pyetur se si i është dukur 27 vjeçarja në fillim si prezantuese. Salsano është përgjigjur duke theksuar se Fjoralba është bashkëpunëtore shumë e mirë dhe se shumë shpejt ajo kuptoi sekretin se si duhet të jetë një moderatore e një programi të tillë.

 

“Është shumë e mirë. Fjoralba është një bashkëpuntore shumë e mirë dhe unë ngela shumë e kënaqur nga bashkëpunimi me të këtë sezon sepse ajo shumë shpejt e kuptoi sekretin se si duhet të jetë një moderatore e një programi të tillë. Është shumë e shkathët, kërkuese, punëtore dhe shumë bashkëpunuese”, është shprehur ai.

 

Më pas Mariana i ka kërkuar Salsanos t’i vendosë një notë Fjoralbës.

 

“Mos na sikletos me nota. Nga 1 te 10-ta…9-të”, është përgjigjur ai teksa milte lopën në fermë.