Ish-konkurrenti i “Përputhen” nxjerr në shesh sekretin e tij: I martuar prej dy vitesh dhe baba

119

Ish-konkurrenti i “Përputhen 1” dhe “It’s my love”, Lulzim Jashari i ka lënë të gjithë gojëhapur me deklaratën e tij në emisionin “N’Kosovë Show”.

Ai ka plasur bombën, duke treguar se është i martuar që dy vite, madje së shpejti do të bëhet baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij, e cila quhet Albina, u fut në studio, duke i habitur të gjithë. Ajo tha se është në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Lulzimi rrëfeu se produksioni ka qenë në dijeni të martesës së tij.

“Është nusja ime. Jam thjesht një shoëman, nuk kam shkuar në emisione dashurie për të gjetur femër. Më kanë pranuar si shoëman edhe në fillim kur jam futur në program më kanë thënë “Okay, nuk ka problem”.

Gruas ia kam dhënë fjalën që nuk do ndodhte asgjë. Kam dashur t’i thyej të gjitha tek rekordet e me dal si king. Prapë si king dal. Nusen e dua shumë”, rrëfeu ai, teksa u çua dhe i dhuroi një puthje partneres.

Lexo edhe:   Surpriza e Princit lë pa fjalë Jasminën: Nuk dua të vdes me ty. “Çmendet” Andi…