Ina e Përputhen 1 i nënshtrohet operacionit, pasi në gjoksin e djathtë i ishte konstatuar një masë tumoriale

Ish-konkurrentja e “Përputhen 1”, Ina Kollçaku i është nënshtruar një operacioni pasi në gjoksin e djathtë i ishte konstatuar një masë tumoriale.

Në një bisedë në “Skype” me Edi Manushin, Ina tregoi se operacioni ka shkuar me sukses dhe tani është mirë me shëndet.

“Nuk jam në spital kam dalë nga spitali. Një masë tumoriale në gjirin e djathtë e cila duhej të hiqej patjetër, nuk kishte mënyrë tjetër.

Operacioni ishte urgjent, prandaj për këtë arsye javën që kaloi ju ishit në transmetim dhe unë isha një operacion. E përjetova shumë mirë, ndërkohë mjekët, të cilët ishin të dy shqiptarë kanë qenë të mrekullueshëm.

Tani jam shumë mirë dhe mezi po pres të rifilloj jetën. Nuk ka të bëjë mosha fare, dhe një nga arsyet që une doja ta bëja publike ishte se doja të postoja disa video si të bëhen kontrollet nga vajzat dhe gratë dhe ti drejtohen kirurgëve për të tilla ndërhyrje.

Ose nëse kapen në kohë, ose më të vogla se imja, se unë e kisha 3 cm mund të trajtohen edhe me ilaçe. Kjo ishte një nga arsyet që unë kisha dhe doja ta ndaja eksperiencën.

Tre ditë pas ciklit menstrual vajzat të kontrollojnë gjoksin. Nëqoftëse ndjejnë forma apo masa të shkojnë të bëjnë kontroll. Ose njëherë në gjashtë muaj të shkojnë të bëjnë kontroll që të parandalojnë në kohë”, tregoi Ina.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...