Qytetari shqiptar falenderon policinë pasi i hoqën patentën dhe e gjobitën me 300 euro

Nuk ndodh shpesh që drejtuesit e mjeteve të falënderojnë efektivët e policisë kur këta të fundit i gjobisin apo u heqin patentën, por një rast i tillë ka ardhur nga Kosova.

Një qytetar ka publikuar një video ku falënderon Policinë e Kosovës, pasi i kanë hequr patentën dhe e kanë gjobitur me 300 euro, për shkak se kishte kaluar shpejtësinë e lejuar.

 

Ai thotë se policia e ka ndihmuar të ndërgjegjësohet, ndërsa bën thirrje që shoferët të bëjnë kujdes kur drejtojnë mjetet, pasi aksidentet mund të jenë fatale dhe të marrin jetë njerëzish.

 

“Falënderim special për Policinë e Kosovës. Ju faleminderit që më gjobitët me 300 euro për shkak shpejtësie. Ju faleminderit që më hoqët patentën për 3 muaj, shkaku i shpejtësisë. Ju faleminderit që më hoqët 3 pikë në patentë, shkaku i shpejtësisë. Kjo është një vetë ndërgjegjësim për mua dhe për shoferët.

 

Ju lutem mos vozisni me shpejtësi të panevojshëm dhe kini kujdes sepse shkaku i shpejtësisë së pakontrolluar po ndodhin aksidente, siç e kemi rastin në Shqipëri, në Vlorë, ku u shua një familje. Është vetëm një mesazh: Ju lutem kini kujdes. Faleminderit polici dhe mos toleroni askënd. Ky është një mesazh falënderimi për Policinë e Kosovës, për njësitin e trafikut. Ju faleminderit shumë që më mbushët mendjen”, thotë qytetari.

 

 

 

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...