Nami në rrugët tona…/ 83 patenta të hequra dhe 2839 gjoba për 24 orë

Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në rrugët kryesore të vendit, ku përveç patrullave kontrollet po bëhen dhe me makina të pauniformuara apo me efektivë civilë. Për të ybuluar shkeljet po vijojnë dhe kontrollet me dronë dhe me radar.

Në 24 orët e fundit bëhet me dije se janë pezulluar 83 patenta, si dhe vendosur mbi 2839 gjoba. Policia sqaron se 52 leje drejtimi janë pezulluar për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 31 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

“512 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 411 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 723 masa për shpejtësi mbi normat e lejura, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara,

204 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 801 masa për parakalime të gabuara, 165 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë midis mjeteve dhe 23 për shkelje të semaforit”, sqarojnë autoritetet.

Aktualisht ka filluar kthimi nga zonat bregdetare drejt Tiranës dhe Morinës, duke bërë që fluksi në akset rrugore nacionale dhe në hyrje të Tiranës të jetë i shtuar dhe në disa segmente i pandërprerë, por pa pengesa dhe pa krijuar radhë.

Kontrollet e policisë kanë vijuar dhe një ditë më parë pas aksidentit të rëndë në Vlorë, ku humben jetën 4 anëtarë të familjes Gushi./tvklan.al

TE TJERA