A janë në një lidhje? Fotot me Encën në shtrat bënë xhiron e rrjetit, Bearti konfirmon…

163

Një foto e publikuar nga Enca Haxhia në llogarinë e saj në Instagram, i bëri të gjithë të dyshojnë se këngëtarja kishte nisur një histori dashurie me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Beart Rexhepi.

 

Por mesa duket nuk është kështu, pasi Bearti ka sqaruar raportin e të dyve gjatë një interviste të shkurtër për “Prive”.

 

 

“Fillimisht më lidh një projekt me Encën”,- u shpreh Rexhepi.

 

I pyetur se sa se ksi duket Enca nga njëshi tek dhjeta, ai u përgjigj: 12.

 

Ndonëse i ri, Bearti e ka të qartë të ardhmen e tij, pasi ish-konkurrenti deklaroi se mosha ideale për të për t’u martuar është 28 vjeç.

 

 

Pas ndarjes nga Tea Trifoni, që i habiti të gjithë fansat e ish-çiftit, Bearti tha vazhdon të ketë marrëdhënie shumë të mira me vajzat shqiptare dhe se tashmë ka krijuar shumë më tepër shoqëri me to.

 

Lidhja më e gjatë për Rexhepin ka qenë vetëm pesë muaj dhe i pyetur se kur është se ksi më i mirë, para apo pas ushtrimeve, ai tha shkurt: “pas martesës”!