Mami për herë të dytë? Rudina Dembacaj zbulon gjininë e bebushit që …

Rudina Dembacajt i pëlqen që të zhvillojë herë pas here biseda virtuale me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram.Pyetjet më të shumta që i bëhen aktores së humorit janë ato në lidhje me jetën private.

Rudina po shijon një histori të bukur dashurie me Mark Frrokun prej disa vitesh, ndërsa më 1 janar të këtij viti ata u martuan.

E pas martesës, kurioziteti i fansave të çiftit është nëse do të bëhen prindër.

“Kur do të bëhesh mami për herë të dytë?”, e pyet një nga ndjekëset Rudinën, e cila përgjigjet: “Sa të ndjehem gati. Me vullnet të Zotit, sigurisht!”.

Por, përveç faktit se një fëmijë është në planet e çiftit, Rudina e ka të qartë edhe gjininë e bebit të dytë që dëshiron të sjellë në jetë.

“Të pëlqen ta kesh vajzë fëmijën e dytë apo djalë?”, ishte pyetja që iu bë.

“Vajzë! Motër për Vikin”,- u përgjigj moderatorja, e cila ka një vajzë që quhet Viktoria.

Ajo erdhi në jetë nga martesa me ish-bashkëshortin, Aleksandër Vorfaj.

Ndërkohë, Marku është baba i katër fëmijëve, të cilët erdhën në jetë nga martesa me ish-gruan, që ka ndërruar jetë prej shumë vitesh.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...