Hedh pas krahëve historinë me djalin e Jozefina Topallit, moderatorja pranon që është beqare dhe zbulon kushtin kryesor për të dashurin e ri

373

Moderatorja e njohur shqiptare, Eva Murati, e cila është etiketuar si nusja e Jozefina Topallit, duket se e ka lënë pas krahëve historinë e dashurisë me djalin e ish-kryeparlamentares.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Enva na ka treguar sot se hstë beqare, madje ka bërë publike edhe kushtin sesi duhet të jetë partneri i saj i ri.

Moderatorja postoi një status ku kërkohet një djalë që të jetë i shenjës së Shigjetarit dhe tregoi se edhe ajo vetë ka të njëjtin kusht. “Kam një shoqe beqare shumë të këndshme, por pa fat në dashuri.

Ju lutem kërkojmë ndihmën tuaj duke qenë se jeni faqe me shumë ndjekës. Ajo ka një kusht të veçantë: kërkon të lidhet vetëm me një shigjetar. Ps: vajza është 24-vjeç”, shkruhej në status.

“I them shoqeve të mia të mos bëjnë më publike çfarë diskutoj në privatësi. I dua shigjetarët”, shkroi Eva, e cila në horoskop është Binjakët e do të shkonte shumë me një Shigjetar.