Greqia vazhdon të tallet me shqiptarët, ndryshon vendimin dhe mbyll doganën deri në datën…

Greqia ka ndryshuar vendimin për hapjen e kufijve me Shqipërinë për shkak të situatës jo të mirë nga COVID-19.

Ndryshe nga sa ishte deklaruar disa ditë më parë, pika e kalimit kufitar në Kapshticë do të qëndrojë e mbyllur deri në datën 3 korrik, ndërsa dogana e Kakavijës do të vijojë punën normalisht.

Sipas njoftimit të autoriteteve greke, do të lejohet kalimi i 400 personave në ditë drejt shtetit fqinj, por vetëm për punëtorët sezonalë me leje pune nga autoritetet greke.

Njoftimi i plotë:

“Situata jo e mirë nga pandemia e covid 19, në shtetin fqinj Greqi, ka çuar në shtyrjen e afatit të mbylljes nga ana e palës greke të Doganës së Kristalopigi. Nisur nga njoftimi zyrtar i Autoriteteve të Policisë Greke në PKK Kristalopigi, është njoftuar shtyrja e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 3.7.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur. Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).

Sipas autoriteteve greke, lejohet kalimi për 400 persona në ditë, bëhet fjalë vetëm për punëtorët sezonale me leje pune nga autoritetet greke, dhe për asnjë shtetas si europian ashtu edhe shqipetar.

Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojnë. Për të gjithë qytetarët dhe bizneset njoftojmë se Dogana e Kakavijës vijon punën normalisht. Dogana Shqiptare do të jetë në komunikim të vazhdueshëm për të informuar publikun dhe biznesin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...