Edi Rama ”tallet” me rektorët e Universiteteve, ata të kollarisur, kryeministri me … (VIDEO NGA VLORA)

142

Edi Rama nuk na surprizon më sa i takon stilit të tij të veshjes, frymëzuar nga firma të njohura ndërkombëtare, që janë të papërballueshme për xhepat e shqiptarëve, mirëpo kryeministri i vendit nuk ka sesi të mos gjykohet.

 

Gjatë një takimi që ka pasur me rektorët e universiteteve të të gjithë vendit në Vlorë, kreu i qeverisë është shfaqur me treçerekshe, që nëse i sheh përsëlargu, natyrshëm lind dyshimi nëse janë fustan.

 

I shoqëruar nga forca të shumta sigurie, Rama ka lënë ambientet e Universitetit Ismail Qemali, dhe është larguar me eskortën e tij, ndërsa nga pas kanë dalë dhe rektorët, të cilët pavarësisht temperaturave, kanë vlerësuar maksimalisht takimin.

 

Ata shihen ku me kostum dhe ku me këmisha të mbërthyera deri në grykë, ndërkohë që detajet e takimit me Ramën nuk dihen ende.