Maturatët e “dashuruar” me Anglinë/ Kuksianët shfaqen në mbrëmjen e maturës si “Peaky Blinders”

352

Teksa viti shkollor është mbyllur, ditët e fundit kanë “gëluar” festa nga më të ndryshmet, ku më e veçanta padyshim mbetet ajo e mbrëmjes së maturës.

 

Ajo çka ka rënë në sy këtë vit padyshim që kanë qenë veshjet e shtrenjta dhe makinat super luksoze të përdorura nga maturantët.

 

Vëmendjen më të madhe e kanë marrë maturantët e Kukësit, që zgjodhën të visheshin si grupi i famshëm mafioz i fillim shekullit të XX, të njohur si “Peaky Blinders”, i njëjti grup nga i cili po ashtu është bërë edhe seriali i famshëm që shoqëroi shqiptarët në kohën e karantinës.