U nda nga jeta dy ditë më parë, Fjolla Morina i dedikon personit të shtrenjtë fjalët prekëse

130

Dy ditë më parë, këngëtarja Fjolla Morina humbi një person shumë të dashur në familjen e saj.

Gjyshja e saj u nda nga jeta dhe ishte pikërisht Fjolla që ndau këtë lajm të trishtë.

Mirëpo, rreth një orë më parë, këngëtarja i dedikoi disa fjalë prekëse personit të saj të shtrenjtë përmes një foto të publikuar në Instastory.

“Do të mbaj derisa të shoh përsëri, gjyshe”, ka shkruar Fjolla përmbi foto.

Kujtojmë që Morina muajt e fundit nuk ka qenë aktive me projekte të reja muzikore, pasi është në një proces gjyqësor.