Spartak Ngjela ngàcmon me stil Alesia Bamin, nis ti flasë për…erotíkën! (VIDEO)

129

‘Top Arena’ është emisioni sportiv i dedikuar totalisht Kampionatit Europian 2020.

Të ftuar special, moviola, anàlizë e detajuar e çdo ndeshjeje, lojëra të shumta, si edhe dinamikat në “Trotuarin e Natës” do të jenë pjesë e mbrëmjes suaj.

Spartak Ngjela, ishte një ndër të ftuarit e kësaj nate në Top Arena. Avokati Ngjela është një ndër figurat më të njohura politike, i pranishëm gjithmonë në media për komentet e tij pikante.

Ngjela, u prezantua nga moderatorja e emisionit Alesia Bami, ku sapo i përmend emrin, avokati Ngjela i thotë “ri-mirëmbrëma, u pamë përsëri”.

Ky detaj i tërheq vëmendje Manushit, autorit dhe moderatorit të Top Arena, i cili e pyet se ku ishin parë por harron se pranë tyre ka qenë edhe vetë ai.

Ata janë parë në regjistrimet e programit “e Diell” në rubrikën në “Trotuarin e Natës” dhe Manushi si e si për ta bërë të flasë më në detaje avokatin e pyet edhe për temën. “Po bisedonim për eròtikën…”,tha Spartak Ngjela.

E çfarë mund të flasi avokati për eròtikën, pasi gjithmonë jemi mësuar ta shohim nga një këndvështrim tjetër, më serioz me tema politike dhe jo eròtike.

Edhe pse në librat e fundit avokati flet gjithnjë e më shumë për femrat. Më saktë për gruan dhe jo për vajzërinë.

Sipas Ngjelës, “femra shqiptare është më e bukura në botë dhe unë jam prova për këtë. Sot po të hapësh ‘Google’ ‘princesha Fevzia është femra më e bukur e të gjitha kohërave, e ka shpallur Hollyëood para disa vitesh, është princesha e oborrit të Egjiptit dhe e deklaron vetë se është shqiptare.”