SHBA fundosi Sali Berishën dhe familjen e tij, vjen reagimi i fuqishëm i Ramës, ja çfarë i thotë ish-të dërguarit të Donald Trump, Richard Grenell

201

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me ish të dërguarin e Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ku ka folur për vendimin e DASH për të shpallur non-grata ish Kryeministrin Sali Berisha.

Për sa i përket vendimit për ish-Kryeministrin Berisha, pasardhësi i tij Edi Rama e kishte për herë të parë një reagim, pasi në vendin tonë ai kishte refuzuar të jepte një mendim për këtë çështje.

Rama it tha Grenell se nga njëra anë është trishtuar për këtë vendim, duke e ditur realitetin, por nga ana tjetër ai e quan këtë një sinjal të vazhdimit të përpjekjeve të qeverive amerikane për të çuar para reformën në drejtësi në Shqipëri.

“Do të thoja që nga njëra anë kjo është shumë e trishtë, pra të shohësh këtë realitet që ne e njohim shumë mirë, por nga ana tjetër ky është një sinjal i qartë i përpjekjeve të vazhdueshme të qeverive amerikane, qoftë asaj ku bëje pjesë ti, qofte dhe kësaj aktuale, për të shtyrë përpara reformën e drejtësisë dhe transformin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri është një pikë pa kthim.

Për mua personalisht ky njoftim ishte paksa treguesi i fundit të një tranzicioni dhe fund i nocionit të pandëshkueshmërisë. Pra askush nuk është mbi ligjin”, tha Rama.