Rama nuk i harron batutat: BE nuk është gati që ne të martohemi

Kryeministri Edi Rama ka folur në një konferencë për shtyp të përbashkët me homologun e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

 

Rama nuk e humbi as këtë shans për të bërë një batutë për Europën, teksa u shpreh se ‘ne e duam Europën dhe ajo na do ne, por nuk është gati të martohemi.’

 

“Më pas nëse vendosin të ecim para jemi shumë të lumtur, nëse jo, sinqerisht nuk jam i mërzitur. Mendoj se unë dhe Zorani jemi lexuesit më të mëdhenj të librit “Në pritje të Godosë”.

 

Përkundër nga libri, ne nuk po presim, por po shtyjmë përpara për ta bërë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me standarde europiane. Ne e duam BE. Ata thonë që na duan, por nuk janë gati të martohen. Ok, ne do të shijojmë lirinë derisa të martohemi”, tha Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...