Vapa e madhe përfshin Shqipërinë, deputeti i njohur jep zgjidhjen perfekte: Shteti t’ú blejë qytetarëve…

103

Ashtu si dhe ishte parashikuar më herët nga sinoptikanët këto ditë qershori do të jenë “përvëluese”, pasi i nxehti afrikan ka pushtuar vendin.

Mjekë të shumtë kanë dhënë këshillat e tyre se çfarë duhet të bëjnë qytetarët për të përballur këtë valë të nxehti.

Por, përveç tyre së fundmi ka qenë edhe deputeti i Kuvendit Selami Jenisheri, i cili ka dhënë mendimin e tij se si shqiptarët të përballojnë këto ditë ku temperaturat po shënojnë 45 gradë.

Ai thotë se duhet të ketë një qeveri më të përgjegjshme, në mënyrë që të firmosë ndihmat humanitare që OKB ka vënë në dispozicionin tonë, që qytetarët të munden të blejnë kondicionerë.

“E vetmja mënyrë për të përballuar këtë temperaturë të lartë është të kemi një qeveri të përgjegjshme, e cila ndihmat humanitare që janë vënë në dispozicion të shqiptarëve nga Organizata e Kombeve të Bashkuara prej më shumë se 140 milionë euro, t’ia japi popullit që kenë kondicionerë dhe ta kalojnë këtë të nxehtë më kollaj”, ka thënë ai për “Top Channel”.