U largua natën nga shtëpia, gjendet pas dy ditësh 2 vjeçari…

Pas dy ditësh i humbur në mes të pyllit është gjetur 2 vjeçari italian.

Mediat vendase bëjnë me dije se i vogli Nicola Tanturli, 21-muajshe u zhduk nga shtëpia e tij në Palazzuolo sul Senio, në Mugello, një vilë në pyjet e Apenineve Toskan-Romagna, është gjetur dhe është mirë me shëndet.

Në çdo rast, ai u dërgua me helikopter, së bashku me nënën e tij, në spitalin pediatrik Meyer në Firence.

Nicola u gjet tre kilometra larg shtëpisë, ai është i dehidratuar dhe ka një hematomë në krah. Fëmija ishte në rrugën e poshtër që të çon nga shtëpia në Campanara.

Gjetja e tij ëhstë bërë nga një grup xhirimi i televizionin RAI. Kërkimet për fëmijën kanë vijuar të pandërprerë që nga dje në mëngjes, pas alarmit të ngritur nga prindërit.

Hulumtimi, i koordinuar nga zjarrfikësit dhe karabinierët, përfshiu më shumë se 200 njerëz, përfshirë shumë vullnetarë të cilët, gjatë gjithë ditës dhe natës, “rrahën” pyjet përreth grupit të shtëpive në Campanara, një fshat që është pjesë e Komunës së Palazzuolo sul Senio.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...