Sara e Ledrit bëri super festë me rastin e ditëlindjes, tregon momentin më të keq të mbrëmjes

87

Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, festoi 29-vjetorin e saj të lindjes me një festë fantastike ku mblodhi të afërm e miq.

Ata festuan deri vonë dhe në rrjete sociale nuk munguan pamjet nga super organizimi, të cilin Sara e shijoi në maksimum.

“Mos u rrit kurrë”- ishte urimi i saj për veten, që megjithëse mbushi 29 vjeç, vazhdon të mbetet një fëmijë në shpirt. Të gjitha gjërat në festën e ditëlindjes shkuan vaj, përveç një momenti që përsëritet çdo vit: Edhe kësaj here ishte Ledri ai që ia fiku Sarës qirinjtë e tortës.

Krahas fotos ku Ledri shkon drejt Sarës me tortë në dorë dhe fryn qirinjtë, partnerja e reperit shkruan:

“Momenti më i keq i natës. Pse duhet t’i fikësh qirinjtë çdo vit? A s’mund të vazhdojë festa pa tortë dhe qirinjtë e fryrë?”- shkruan ajo.