Ronela Hajati i ndodh e papritura nga këngëtari historik shqiptar direkt në emision (video)

210

Ronela Hajati ishte këtë të mërkurë në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi. Kënga ‘Alo’ e risolli përsëri në qëndër të vëmendjes mediatike, një këngë e inspiruar nga hiti i Luan Zhegut.

Ndërsa ishin duke ndjekur pak momente nga videoklipi i këngës, këngëtarja merr një telefonatë suprizë nga i madhi Luan. Ky i fundit pohoi se këngët e saj duke filluar që nga fëmijëria e saj, qëndrojnë si një profesioniste e vërtetë.

Ndërsa për versionin e kënges ‘Alo Alo’ tha:

“E meriton plotësisht. Është bërë shumë bukur, nuk kam vërejtje. Më lejo që nëpërmjet studios të uroj nga zemra, urime shumë. Do të isha shumë I kënaqur sikur kjo këngë të mbetej hiti i verës”.

Ronela ashtu e emocionuar theksoi se ndërsa po punonte një këngë tjetër, kishte dëgjuar në radio Tirana këngën e Luan Zhegut, të cilën e tentoi me regjistër femër ne studio per te pare se si do dukej, qe duket i ngjiti me heren e pare.

“Nuk doja të bëja asgjë pa leje. Shumica e këngëve që janë të rikthyera tek ne nuk kanë marrë leje asnjëherë tek këngëtarët apo kompozitorët. Ndaj kontaktova me Luan Zhegun dhe Osman Mulën’.

Duke qenë në këtë bisedë Ermali i lexon disa nga pyetjet dhe komentet që fansat e saj kishin dërguar. Të gjithë ishin shumë kureshtarë nëse do të merrte pjesë në Festivalin e 60 të RTSH. Ajo tha se ka shumë dëshirë dhe se nëse do të ketë një material të përshtatshëm për në Festival do të garoj.