Moderatorja e njohur shqiptare humb njeriun e saj të zemrës: I shtrenjti im nuk e mendoja kurrë që do ikje kaq shpejt!

184

Dita e martë ishte një ditë e trishtë për moderatoren e njohur shqiptare, Vilma Mashën. Gazetarja e njohur e sportit ka humbur njeriun e saj të shtrenjtë, të atin.

Lajmin e hidhur e jep vetë Vilma me një foto nga dasma e saj, ku shfaqet krah të atit dhe shkruan se i është copëtuar shpirti.

“Babiii babiii im i shtrenjtë, nuk e mendova kurrë që do ikje kaq shpejt, më copëtove shpirtin. Të dua në pafundësi. Varrimi bëhet nesër në orën 11 në Tufinë”-shkruan Vilma.